Transmetuar më 21-07-2017, 07:59

Një vendim i rëndësishëm për të gjithë ata që përdorin abone në autobusët e transportit urban.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas lajmëron se nga data 1 gusht nuk do të pranohen më abonetë të cilat nuk kanë të bashkangjitur një fotografi.

Fotografia e përdoruesit duhet të jetë e përmasave 3×2.5 cm dhe në të duhet të jetë shkruar emri dhe mbiemri.

Gjithçka për të shmangur kalimin e një aboneje në disa persona, duke shmangur pagesën e biletës.

Ky vendim do të hyjë në fuqi që në 1 gusht dhe kush konstatohet me abone pa fotografi, do të detyrohet që të paguajë biletë. /a.y/noa.al