Transmetuar më 20-07-2017, 22:07

Skëndërbeu ka korrur suksesin e radhës në Europa Ligë, teksa ka eliminuar skuadrën e Kairat Almaty, pas fitores së arritur mbrëmjen e sotme me rezultatin 2-0.

Pas kësaj fitoreje ekipi korçar kalon në turin e tretë të Ligës së Europës ku do të përballet me skuadrën çeke të Mlada Boleslav dhe nëse do të fitojë, kualifikohet në fazën e grupeve.

Pjesa e parë e takimit, e zhvilluar në Korçë, përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.

Golin e parë për vendasit e shënoi mesfushori Sabjen Lilaj në minutën e 50-të.

Sabjen Lilaj është detyruar të lërë fushën e lojës 15 minuta para përfundimit të takimit për shkak se mori kartonin e dytë të verdhë.

Edhe pse me një lojtar më pak ka qenë sërish Skënderbeu që ka shënuar golin e dytë me anë të Sebino Plakut, duke vulosur rezultatin përfundimtar dhe kualifikues.

I pranishëm në stadiumin e Korçës ishte edhe trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, i cili e ndoqi ndeshjen nën shoqërinë e pjesëtarit shqiptar të stafit të tij, Ervin Bulku./a.k/noa.al/