Transmetuar më 20-07-2017, 20:49

Fansat e muzikës rock kanë marrë një lajm shokues gjatë ditës së sotme.

Anëtari i njohur i grupit Linkin Park, Chester Bennington, ka kryer vetëvrasje.

Sipas TMZ, 41-vjeçari Chester Bennington, është gjendur i vetëvarur në rezidencën e tij në Palos Verdes Estates, të Los Angelosit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Chester Bennington ka qenë në luftë të përhershme me varësine e drogës dhe alkoolit, në periudha të ndryshme të jetës së tij.

Ai ishte i martuar dhe la pas 6 fëmijë.

Albumi i fundit i grupit, Linkin Park, “One More Light” ka kryesuar toplistat për shumë javë gjatë këtij viti./a.k/noa.al/