Transmetuar më 20-07-2017, 16:55

Në muajt e verës, të shumtë janë familjarët që preferojnë të kalojnë ditët e nxehta në pishina, det apo liqen. Por duhet pasur shumë kujdes, sidomos me fëmijët.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, ku nëna Cassandra Jacskon kishte shkuar me djalin në pishinë.

Kur u kthyen në shtëpi, 10-vjeçari Johnny i tha se është tejet i lodhur për gjumë. Nënës nuk i kishte shkuar në mendje se çfarë mund të ndodhte.

Djaloshi thjesht kishte kërkuar të pushonte pasi ishte shumë i lodhur. 

Pas pak, kur ajo shkoi të shohë djalin e saj në shtrat, e pa se i ishte mbushur goja me shkumë dhe kishte probleme në frymëmarrje. 

Me shpejtësi e mori dhe e dërgoi djalin në emergjencë, por ai nuk mbijetoi. Raste të tilla janë të rralla, por gjithsesi nuk duhen neglizhuar.

 Kushdo që shkon në pishinë, liqen apo det, është i rrezikuar që të gëlltisë ujë i cili irriton mushkëritë dhe krijon enjtje, Madje madje sasia e oksigjenit në gjak është vështirë për tu siguruar.

Apeli shkon për prindërit. /k.k/noa.al/