Transmetuar më 20-07-2017, 16:25

Agjencia FMimages, për herë të parë publikon fotografi të ushtarëve serbë të vrarë në betejë e Galicës në Drenicë në vitin 1924.

Por, marshimi i ushtrisë pushtuese serbe, i filluar natën nga Mitrovica në drejtim të Pejës, me të arritur në fshatin Vojtesh, do të kthehej në drejtim të Galicës dhe Arbërisë së Vogël duke rrethuar pas mesnatës të tri fshatrat ende të lira, Galicën, Lubavecin dhe Mikushnicën.

Serbia kishte dërguar atje mbi 1000 trupat e saj më të stërvitura dhe më të mirë-përgatitura, si dhe oficerët më të zotë për luftime, me qëllim të shuarjes definitive si të Arbërisë së Vogël, ashtu edhe të lëvizjes kryengritëse të shqiptarëve në përgjithësi.

Megjithëse sulmet serbe do të fillonin herët, që para mëngjesit, me të gjitha llojet e armatimeve të rënda dhe nga të gjitha anët duke u munduar që t’i zinin luftëtarët e Azem Bejtës në befasi, përkundër dëmtimeve nga topat e ushtrisë pushtuese serbe, Azem Bejta me disa nga bashkëluftëtarët e tij, do të arrinte që ta qante rrethimin e hekurt trepalësh të cilin e kishte vënë ushtria, xhandarmëria dhe vullnetarët serbo-malazez. /k.k/noa.al/