Transmetuar më 20-07-2017, 15:25

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë sot udhëzime për qytetarët shqiptarë që janë të fejuar.

Njoftimi ka të bëjë me udhëzimet dhe procedurat që duhet të ndiqen për t’u martuar, në mënyrë që përfitosh leje qëndrimi në SHBA.

"Duam t’ju japim disa këshilla të shpejta në lidhje me vizat e fejesës. A e dinit ju që ju duhet të jeni takuar me të fejuarin ose të fejuarën qytetare amerikane përpara se ai ose ajo të dorëzojë një peticion për ju?

Gjithashtu, nëse viza juaj miratohet, ju duhet të martoheni brenda 90 ditëve të mbërritjes në Shtetet e Bashkuara”, sqaron ambasada.

Secili prej jush që është në këto kushte duhet të tregohet i kujdesshëm dhe të zbatojë këshillën, në mënyrë që mos ketë penalizime. /k.k/noa.al/