Transmetuar më 20-07-2017, 15:00

Tiranë, NOA.al- Pjesa më e madhe e vendit karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta, më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore. Pjesa e dytë e ditës, do të vijojë me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat malore duke rrezikuar ekstremin verior nga shira të izoluar. Gjatë mbrëmjes vranësirat largohen nga territori duke e lënë nën dominimin e motit kryesisht të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por një rritje me 2-3ºC sjell mesdita. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi deri në 27 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare, dallgëzim të ulët.

Europa

Vendet e rajonit do të dominohen nga mot kryesisht i kthjellët si dhe një rritje e Europa Lindore dhe Jugore, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit dominohen nga mot kryesisht i kthjellët dhe një rritje e ndjeshme e temperaturave të mesditës.

Ndërsa ishujt Britanikë dhe zona e Alpeve të Europës dominohen nga vranësira dhe shira të intensitetit mesatar ndërsa Perëndimi dhe një pjesë e Qendrës së Europës paraqiten me vranësira dhe shira të pakët. /a.y/noa.al