Transmetuar më 20-07-2017, 12:29

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, është kthyer në vendlindje për të kaluar disa ditë pushimesh.

Pas ndalesës së bërë në ishujt grek, ajo ka mbërritur dhe në vendin tonë.

Në rrjetin social Instagram, Bebe ka publikuar disa pamje, ku mes tyre shihet duke ngrënë mëngjes me Monika Kryemadhin.

Ajo dhe Kryemadhi janë kushërira me njëra tjetrën dhe ky takim nuk kishte si të mungonte. Shihet se bashkë me to në tavolinë ndodhen edhe persona të tjerë, ndoshta të afërm të tyre.

Bebe dhe Monika i ruajnë lidhjet mes tyre, ku pak ditë më parë këngëtaja e uroi Kryemadhin për zgjedhjen si e para femër në krye të një partie në Shqipëri.

“Urimet më të mira për kushërirën time Monika Kryemadhi, që është e para femër që drejton një parti politike në Shqipëri!! Krenare për ty. E di që ti do bësh më të mirën për Shqipërinë. Fuqia e femrës”, shkruante Bebe në Instagram. /a.y/noa.al