Transmetuar më 19-07-2017, 21:38

Skuadra e Kukësit fiton me rezultatin 2-1 kundër moldavëve të Sherif Tiraspol por ky rezultat nuk mjaftoi për tu kualifikuar një fazë me tej në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampioneve.

Fituesja e kampionatit shqiptar kishte humbur një javë më parë me rezultatin 1-0, duke lënë shije të hidhur në fitoren e sotme, të takimit të zhvilluar sot në “Elbasan Arena”.

Kukësi arriti të shënonte shumë shpejt 2 gola që në pjesën e parë të takimit me anë të Eminit dhe Pejiç.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e takimit.

Kur u duk se Kukësi do të kualifikohej në fazën tjetër, kanë qenë miqtë ata që kanë befasuar me një gol në minutën e 56’ nga Bayalas.

Në minutën e 77’ miqtë ngelen me një lojtar më pak në fushë pasi De Nooijeri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Në minutën e 81’ Kukësi pati mundësinë më të mirë për ti dhënë kualifikimin me anë të një 11-metërshi por Pejiç nuk arriti ta finalizojë në rrjetë.

Ashtu si Partizani dhe Tiranë, edhe Kukësi largohet nga kupat e Europës që në fazën e parë./a.k/noa.al/