Transmetuar më 19-07-2017, 14:20

Lëvizja Socialiste për Integrim, përshëndet zyrtarizimin e Christian Panucci si trajner i kombëtares shqiptare të futbollit.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili shkruan në Facebook, “Panucci, një lajm i mirë për kombëtaren dhe për të gjithë tifozët”.

Ai shton më tej se ish-futbollist i madh, që vjen nga një shkollë e madhe futbolli dhe trajnerësh si Italia.

“Zgjedhje e goditur që siguron vazhdimësinë dhe premisa të mëdha për rezultate të tjera të suksesshme të kuqezinjve”, shkruan ai.

Ditën e sotme Panucci mori firmosi kontratën për drejtimin e kombëtares shqiptare, duke dalë më tej në konferencë me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. /a.y/noa.al

Panuçi merr zyrtarisht drejtimin e kombëtares: I nderuar, shpresoj të lë gjurmë