Transmetuar më 19-07-2017, 13:44

Teka dhe naze të shoqëruara me qortimin e babi William. Është kjo skena e fiksuar nga fotografët në Varshavë të Polonisë gjatë vizitës zyrtare të së hënës, të Princit William, me të shoqen Kate dhe dy fëmijët e tyre.

Princi i vogël, George, i treti në radhë në linjën e trashëgimtarëve, bëri naze gjatë parakalimit zyrtar në Poloni.

Por vogëlushi 4-vjeçar u kritikua nga i ati, i cili duhet të ruajë figurën e familjes.

Në dallim nga George, princesha Charlotte u pa e qetë në krahët e së ëmës.

Pamjet e vizitës së familjes së princit bën xhiron e botës, ku ishin të shumtë ata që u dolën në krahë duke thënë, se përtej çdo titulli, ata janë prindër. /a.y/noa.al