Transmetuar më 18-07-2017, 20:55

Skuadra gjermane e Borussia Dortmund vendos që të mos e shesë sulmuesin Perre-Emerick Aubameyang.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtori Sportiv i klubit gjerman, i cili ka hedhur poshtë zërat për largimin e tij.

“Ne nuk do e largojmë Aubameyang”, ka thënë Michael Zorc.

Aubameyang kërkohej me ngulm nga skuadra të mëdha evropiane si Paris Saint Germain, Chelsea dhe Milan.

Gjatë miqësores që Borussia Dortmund dhe Milan luajtën në Kinë, Aubameyang shënoi 2 gola në fitoren 3-1 që arriti skuadra e tij./a.k/noa.al/