Transmetuar më 18-07-2017, 19:29

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është shprehur se me ose pa mendimin e Komisionit të Venedikut, ligji për gjuhën shqipe do të hyjë në Kuvend.

Sipas Zaev, ligji mund të miratohet, ndërsa mund të hyjë në fuqi pas mendimit të marrë nga Komisioni i Venedikut.

I pyetur për pengesat e mundshme që mund të burojnë nga VMRO- ja opozitare në lidhje me ligjin e shqipes, Zaev deklaroi se opozita e ka shansin historik të plotësojë premtimin, për afrimin dhe ndërtimin e raporteve me shqiptarët.

Sipas mediave vendase Zaev, po ashtu tha se le të vijë qëndrimi nga Komisioni i Venedikut, “mirëpo ne duhet të llogarisim që të fitojmë kohë nga ky rast”.