Transmetuar më 18-07-2017, 11:30
Kishte vdekur prej pesë vitesh, në vetmi të plotë. Kufoma e Filippo Trotta, një 75-vjeçar italian nga Bari, u gjet nga policia në shtëpinë e ti në rrugën Cremona gjatë së hënës.
Policia u lajmërua nga motra e të ndjerit, e cila kishte kërkuar shumë herë që ta kontaktonte që nga Venezuela ku dhe jetonte, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje.
Gruaja më në fund u dorëzua dhe kuptoi se diçka nuk shkonte, duke lajmëruar policinë.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.
Viktima jetonte vetëm, pasi prej kohësh vëllezërit dhe motra e tij, ishin transferuar në Venezuelë.
Fqinjët ishin drejtuar disa herë në zyrat komunale duke kërkuar që të hyhej në apartament, por kjo gjë nuk kishte ndodhur. /a.y/noa.al