Transmetuar më 18-07-2017, 08:27

Camilla, dukesha e Cornovaglia dhe gruaja e princit Charles të Anglisë, e festoi me një ceremoni të madhe ditëlindjen e saj të 70-të.

Ajo shkon në këtë përvjetor pas një jete dhe një martese të mbushur me kritika, por edhe me mirënjohje.

Camilla është angazhuar fuqishëm në vepra bamirësie dhe ka arritur që të fitojë në heshtje besimin e popullit.

Të hënën, gjatë festimeve të ditëlindjes, u publikua edhe fotografia zyrtare e Camilla me Charles, e realizuar nga fotografi i njohur Mario Testino.

Në një reportazh të gatë të së përjavshmes “The Mail” pak kohë më parë, Camilla rrëfeu momentet e saj më të vështira.

“Nuk mund të dilja, isha e burgosur në shtëpinë time, ishte e tmerrshme. Nuk do i’a uroja një gjë të tillë as armikut më të keq”, thotë ajo lidhur me kohën që u zbulua lidhja e saj me Charles.

Fëmijët e saj Tom dhe Laura, të ardhur në jetë nga martesa e saj e parë me Andreë Parker Boëles, me të cilin u divorcua në vitin 1995, e ndihmuan shumë, duke e vizituar dhe i qëndruar pranë. Ndërkohë ajo e mbushte kohën duke pikturuar dhe lexuar.

Camilla siç shkruan noa.al, tregon edhe angazhimet me të cilat merret tashmë që është pjesë e familjes mbretërore.

“Në mëngjes zgjohesh dhe mendon se nuk do ia dalësh, por më pas ia del, duhet t’ia dalësh. Nëse je një person pozitiv, është më e lehtë. Unë mendoj pozitivisht”, thotë ajo. /a.y/noa.al