Transmetuar më 18-07-2017, 07:51

Fakti që këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi janë kushërira, është bërë i ditur prej kohësh prej vetë atyre.

E ndërsa në disa raste kanë dalë fotografitë e tyre të përbashkëta në gëzime familjare, nuk kishte se si Bebe të mos e uronte kushërirën e saj për një moment të rëndësishëm.

Ajo e ka uruar Kryemadhin për zgjedhjen në krye të LSI, si e para kryetare femër e një partie politike në Shqipëri.

“Urimet më të mira për kushërirën time Monika Kryemadhi, që është e para femër që drejton një parti politike në Shqipëri!! Krenare për ty. E di që ti do bësh më të mirën për Shqipërinë. Fuqia e femrës”, shkruan Bebe në Instagram.

Këtë postim ajo e ka shoqëruar edhe me një fotografi të Kryemadhit, nga dita kur u zgjodh kryetare e LSI. /a.y/noa.al