Transmetuar më 17-07-2017, 22:25

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, e cilëson kryeministrin Edi Rama “llafazan ambulant që vetëm flet pa pushim e se nuk përfiton asnjë projekt, siç ndodhi me samitin në Trieste”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili shkruan se Rama u kthye nga Trieste zbathur pa asnjë projekt.

Ai u bën thirrje qytetarëve që të mos e dëgjojnë në mënyrë që të mos vrasin kohën.

Postimi i plotë i Vasilit:

“Ky Rama është kryeministër i drejtorëve, i timonit, tepsive dhe tiganëve, se për damllanë e Triestes, nga ku u kthye zbathur pa asnjë projekt, nuk qenka ky kryeministër. Dembel pa shërim, mendje djerrë nga idetë dhe llafazan ambulant: ky është kryeministri ynë, ndaj shihni punën e mos vrisni kohën ta dëgjoni”./a.k/noa.al/