Transmetuar më 17-07-2017, 21:04

Bie në pranga një grua në Elbasan e cila dyshohet të ketë mashtruar shumë persona, pasi duke u prezantuar si koordinatore e një shoqate dhe pasi merrte kontakt me njerëz të ndryshëm dyshohet ti ketë marrë 500 – 2.000 Euro në këmbim të një vendi pune në administratë shtetërore. 

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kryen operacionin policor të koduar “KOORDINATORJA”, ku vunë në pranga një 28 vjeçare me iniciale K.K.

Këtë aktivitet, ajo dyshohet ta ketë bërë nga muaji Maj 2016 – Mars 2017.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme./a.k/noa.al/