Transmetuar më 17-07-2017, 20:32
Publicitet

Kryeministri Edi Rama është ndalur në Berat në takimet për degjesat e qytetarëve, ndërsa një banore në lagjen “Çlirim”, ka shprehur problemin e saj me hipotekën e banesës, pasi ka bërë ndërtim ën tokën shtet.

Ajo ka kërkuar gjithashtu një zgjidhje për energjinë elektrik së cilës ia kanë prerë, ndërsa gjatë fushatës, Ermonela Felaj, kishte ndërhyrë që t’ia lidhnin.

“Për çfarë pengohemi të marrim të drejtën e hipotekës? Jemi të papunë. Fëmijët i kam pa punë. Kam 6 muaj që s’kam asnjë pagesë, dyqan s’hap dot se s’kam hipotekë. Kam dhe 4 muaj që s’kam paguar energjinë se para 2-3 muajsh kam njoftuar Ermonelën që mi ka lidhur me rastin që bëheshin fushatat, ndërsa të premten mi kanë ndërprerë. Merrni masa”, ka thënë qytetarja në shqetësimin e saj.