Transmetuar më 17-07-2017, 19:53

Mjekja Albana Myftiu, i ka kushtuar një shkrim kolegut të saj Sandër Baloi, i cili humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës 11 vjet më parë.

Mjeku po udhëtonte me helikopter nga Shqipëria drejt Italisë, pasi shoqëronte pacientin Gramoz Pashko, udhëtim që u mori jetën të dyve

11 vite më parë në bordin e helikopterit përveç Pashkos, kanë qenë edhe 5 persona të tjerë, pilotë dhe mjekë.

Vangjel Kondi pilot, Demush Reba pilot, inxhinieri Qemal Koni, mjeku Sander Baloi si edhe djali i Pashkos Ruben Pashko.

Statusi i plotë i mjekes

11 vjet më parë, me 16 korrik 2006, humbi jetën në krye të detyrës kolegu im anestezist dhe njëkohësisht miku im Sandër Baloi.

Ai e dha jetën e tij në përpjekje për të dhuruar një jetë!

Çdo 16 korrik te kujtoj Sandër, sepse ishe i rrallë.

Na mungon të gjithëve.

Pushofsh i qetë!