Transmetuar më 17-07-2017, 19:30

E cilësuar si Mbretëresha e "pullës së kuqe", Jena Jameson pas një karriere të gjatë në filmat për të rritur (1993-2008), tani u jep këshilla meshkujve si të kenë sukses me femrat në shtrat.

43-vjeçarja ka vendosur t’u tregojë meshkujve gjithçka që duhet të dinë për të përmirësuar jetën seksuale të tyre dhe partnereve.

1. Komplimentet

Çdo ditë i thoni të dashurës suaj se ajo ka vithe të shkëlqyera. Po! Edhe pse kjo tingullon e thjeshtë është shumë e rëndësishme. Ajo ndryshoi jetën time. Kur unë shkoj lakuriq në banesë, burri im menjëherë më thotë: “Oh, Zot, je e pabesueshme”, dhe kjo më bën shumë më të sigurt gjatë seksit, sepse unë ndjehem më e lirshme. Më e rëndësishmja nga të gjitha është që gruaja të ndjehet e bukur, seksi dhe e dëshirueshme, thotë Xhena (Jena).

2. Asnjëherë mos flisni për ish të dashurat

Asnjëherë…! Edhe në qoftë se ju mendoni se vetëm sa po kujtoni gabimet e saj, thjeshtë harrojeni. Fakti që ju kujtohet ish e dashura ne na zemëron. Ndaj shmangeni atë me çdo çmim. Në qoftë se ajo përpiqet të bisedojë, heshtni duke u treguar të zgjuar. Bllokojeni këtë temë pasi gjysma jote po të teston.

3. Mos shpejtoni në seks

Edhe pse jeni të eksituar dhe doni që menjëherë t’i hyni punës, mos e bëni. Zvarriteni derisa ajo të lutet. Është shumë e rëndësishme, gratë e dinë se si të vlerësojnë. Kur njihni një femër mos shkoni drejt e në seks. Tregoni se ju dini se si të mbani veten nën kontroll dhe dini ta vlerësoni atë. Edhe pse shumë njerëz gjatë vonesës çmenden, por ama edhe shpërblehen.

4. Flisni gjatë raportit seksual

Gjatë marrëdhënieve seksuale, bisedoni. Pëshpëritni, është e mahnitshme dhe e bukur. Tregojini asaj se është më e mirë se sa keni imagjinuar. Vajzat e duan këtë mënyrë seksi!

5. Flini së bashku

Mos bisedoni për punën dhe për atë që ju pret nesër. Vetëm relaksohuni. Harrojeni botën, vetëm përqafohuni dhe ëndërroni së bashku.