Transmetuar më 17-07-2017, 19:14

Ka zgjatur një vit arratia e një shqiptari, i cili është arrestuar nga policia italiane, pasi një vit më parë kishte plagosur një bashkëkombësin e tij.

Ai u arrestua në në autostradën 16, në Orta Nova (Foggia), ndërkohë që drejtonte një mjet tip “BMW 320”.

Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Edmond Xhahysa, i cili njihej si person i rrezikshëm, jo vetëm nga policia por edhe nga njerëzit e thjeshtë.

Në 14 qershor të vitit të kaluar, ai plagosi me thikë bashkëkombësin e tij në Romë, duke e lënë të shtrirë në mes të rrugës.

Në momentin e ndalimit nga policia ai u dha karabinierëve një mjet identifikimi fals të Rumanisë, emri Viorel Popescu, raportoi karabinieria.

Shqiptari fshihej në zonën mes Orta Nova-s dhe Foggia-s, i ndihmuar nga shqiptarë të tjerë. /k.k/noa.al/