Transmetuar më 17-07-2017, 17:22
Publicitet

Faji i saj i vetëm ishte se lindi vajzë. Meena Kashyap, 35 vjeçe nga Katalwi, në shtetin indian të Punjab, u rrah egërsisht nga familjarët e saj gjatë javës së lënë pas.

Siç shihet në videon më poshtë, gruaja tenton të shmangë grushtet dhe ulërin nga dhimbja, pasi goditet me shkop hockey nga dy meshkuj, njëri kunati i saj dhe tjetri, një shok i tij.

Bazuar në hetimet e policisë, Meena, ishte ankuar më herët për një raport jo të mirë me familjen e burrit.

Shkak për debatet është bërë paja (prika) prej thuajse 10 mijë euro, e cila pretendohej që të jepej nga familja e Meena.

Lindja e vajzës, inatosi së tepërmi familjen e burrit të saj. 35-vjeçarja mësohet se ishte rrahur edhe në raste të tjera, shkruan noa.al.

Tashmë policia po heton burrin e saj Daljit Singh, vëllanë e tij Kamaljeet, dhe një mik të tyre me emrin Gaurav.

“Qysh para një viti kishte sinjalizuar dhunën, por asgjë nuk u bë. Ime bijë është keqtrajtuar gjithmonë. Ishin martuar prej afro dy vitesh dhe kanë një vajzë. Familja e tij kërkoi 700 mijë rupie për pajën”, tha babai i saj Kashyap. /a.y/noa.al