Transmetuar më 17-07-2017, 16:15

Ish-Kryeministri Sali Berisha reagon lidhur me aksidentin e pasdites së të dielës në Maqedoni, ku mbeti i plagosur ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Duke publikuar në Facebook, një mesazh që pretendon se i’a ka dërguar një qytetar, ai thotë se policia mashtron.

Madje shkon më tej duke thënë se shkak për aksidentin nuk është lagështia në rrugë, por parakalimi i gabuar i makinës së Ahmetaj.

Po ashtu thuhet se makina e ish-ministrit nuk ishte me siguracion.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:30 të së dielës, në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc- Kumanovë në krahun që përfshin rrugën mes Kumanovës dhe Kriva Pallankës.

Arben Ahmetaj udhëtonte me një mjet tip Range Rover, i cili është dëmtuar.

Fuoristrada që drejtohej nga Ahmetaj u përplas me një autobus që vinte nga Zvicra dhe me një tjetër autoveturë.

Postimi i Berishës

“E vërteta mbi aksidentin e ish- ministrit Ahmetaj!

Mirëmbrëma Dr. Berisha, lidhur me aksidentin e ish-ministrit Ahmetaj ju informoj se Policia e Tiranës po mashtron publikun, shkaku i vërtetë i aksidentit ishte parakalimi i gabuar nga ana e makinës së Arben Ahmetaj dhe jo lagështira siç po shkruajnë mediat në Tiranë bazuar në njoftime të policisë. Së dyti nga kontrollet del se makina e Arben Ahmetaj ishte e pasiguruar, nuk ka siguracion të thjeshtë për brenda Shqipërisë (tpl) dhe nuk ka as siguracion (karton jeshil) i cili përdoret për jashtë Shqipërisë!"

Shënim i z.Berisha: Unë botova për transparencë dhe në respekt të qytetarit dixhital mesazhin e tij, natyrisht si mjek uroj shërim të shpejtë dhe të plotë të të gjithë të plagosurve në këtë aksident rrugor! Sb /a.y/noa.al

Detaje nga aksidenti i Ahmetaj, me kë udhëtonte ish-ministri në momentin e përplasjes

Ahmetaj flet nga spitali pas aksidentit në Maqedoni, si është gjendja e tij

Aksidentohet ish-ministri Arben Ahmetaj në Maqedoni, dërgohet në spitalin e Kumanovës