Transmetuar më 17-07-2017, 15:50

Një djalë i ri po lufton mes jetës dhe vdekjes në spitalin e Shkodrës, pas tentativës për t’u flijuar.

Ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme, në lagjen “Tre Heronjtë”, në një lavazh automjetesh ku është vetëhelmuar me fostoksinë, Valentin Ndrejaj, 22 vjeç, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia lokale.

Mësohet se i riu punonte në lavazh, ndërkohë që është gjetur në gjendje të rëndë nga persona të rastësishëm, të cilët kishin shkuar për të larë makinën.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë të riun drejt një akti të tillë, ndërkohë që aktualisht ndodhet në spital në gjendje kritike.

Për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur, materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për vlerësim, lidhur me veprën penale “shkaktimi i vetëvrasjes”. /a.y/noa.al