Transmetuar më 17-07-2017, 14:42
Publicitet

Këngëtari amerikan Aaron Carter u arrestua nga policia e Georgia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me të dashurën e tij Madison Parker, këtë të diel.

Vëllai i Nick të grupit ‘Backstreet Boys’, akuzohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për mbajtje marijuane.

Policia lokale tha se 29-vjeçarit iu gjetën në xhep disa doza lënde narkotike, të cilat mendohet se i kishte për përdorim vetjak.

Aaron Carter u ndalua në autostradën në Cornelia, 130 kilometër në verilindje të Atlanta, mbrëmjen e së dielës.

Carter ishte nisur që të jepte koncert në Kansas City, të Missouri. /a.y/noa.al