Transmetuar më 17-07-2017, 14:09

Një person i shpallur në kërkim për vrasje, është arrestuar nga policia e Kapshticës, paraditen e sotme.

Ai akuzohet se më 20 prill 2017 në një lokal të qytetit të Vlorës, është përfshirë në vrasjen me armë zjarri të një personi si dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Efektivët e Policisë Kufitare në Kapshticë, paraditen e sotme në hyrje të Shqipërisë bënë ndalimin e të shpallurit në kërkim, Eljaso Çela, 23 vjeç, banues në Tiranë me precedentë të mëparshëm kriminalë.

Ndalimi i tij u bë pasi, rezulton i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e datës 20 prill ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku në ambientet e një lokali u vra me armë zjarri Ergys Gjoveshaj si edhe u plagosën tre persona të tjerë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se Çela mund të ketë konsumuar elementë të veprave penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me këtë rast i kaluan për ndjekje Drejtorisë së Policisë Vlorë.

Ergys Gjioveshaj, 33-vjeçari që u ekzekutua në lokalin me muzikë live në qytetin e Vlorës humbi jetën vetëm pak pasi mbi të ishin zbrazur 6 plumba.

Ai u qëllua teksa kishte shkuar te tavolina ku ishte, 19-vjeçari Gani Tozaj me disa persona të tjerë, por u gjet i vdekur larg tavolinës, te hyrja e lokalit.

Tozaj i dyshuar si autori direkt i ngjarjes, u arrestua një ditë pas krimit me një viktimë dhe tre të plagosur.

Gjithçka nisi pas një sherri verbal, pas të cilit viktima i dha një pëllëmbë njërit nga personave në tavolinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në lokalin “Fiks Fare”, ku kishte edhe muzikë live me këngëtaren e ftuar Blerina Balili.

Viktima, që ishte shënjestra e sulmit me armë ka qenë person me precedentë, pasi ka qenë i dënuar për një vrasje në vitin 2000 në qytetin e Vlorës.

Krahas viktimës në ngjarjen e 20 prillit u plagosën tre persona të tjerë Florjan Hila, 28 vjeç. i cili ndodhej një tavolinë pas viktimës, Arsonel Llanaj, 32 vjeç kamerier i lokalit dhe Arta Luka, 26 vjeçe e cila ndodhej bashkë me viktimën. /a.y/noa.al/

Masakra në Vlorë për një pëllëmbë, pse viktima u gjet jashtë lokalit

Një i vrarë dhe tre të plagosur, pamje nga çfarë mbeti pas në lokalin e masakrës në Vlorë

Masakra në Vlorë, ky është momenti i transportit të një prej të plagosurve