Transmetuar më 17-07-2017, 13:50

Gjithmonë ka qenë hermetike për sa i përket jetës private, duke mos preferuar të flasë

për të.

Bëhet fjalë për këngëtaren Big Mama, e cila së fundmi ka surprizuar me deklaratën e saj.

Në emisionin “Një kafe me Labin summer”, ajo ka zbuluar se ka bërë fejesë të fshehtë me Arsimin, i cili kuptohet se është partneri i saj prej vitesh.

“Jam shumë e dashuruar, jam bërë si një adoleshente në moshën 31-vjeçare. Arsimi më ka dashur edhe në kohën kur kam qenë e plotë edhe tani. Ai nuk ka parë pamjen time të jashtme, por ka parë te unë brendësinë time, shpirtin tim”, – është shprehur Big Mama.

Big Mama e cila e mori edhe këtë emër pikërisht prej përmasave të saj trupore, pasi iu nënshtrua një operacioni për zvogëlimin e stomakut, ka ndryshuar krejtësisht në pamje.