Transmetuar më 17-07-2017, 13:41

Dalin detaje të reja lidhur me plagosjen me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Dibrës në kryeqytet.

Rreth orës 09:30, u qëllua me armë zjarri duke u lënë i plagosur Vangjel Kashara, 28 vjeç.

Policia tha 28- vjeçari është qëlluar nga një person i paidentifikuar i veshur me të bardha, rreth 1 e 60 i gjatë, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se i plagosuri rezulton dhe pronar i argjendarisë “Kashara”, çka ka bërë që policia të hedhë dyshimet se plagosja, mund të ketë qenë si pasojë e një tentative grabitje.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë. Ndërkohë i dyshuari për plagosjen u largua me shpejtësi, duke humbur gjurmët.

Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe po vazhdon krehja e territorit si dhe vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. /a.y/noa.al