Transmetuar më 17-07-2017, 13:14

Cristian Panucci pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit, duke i zënë vendin Giani De Biazit.

Ish-mbrojtës i kombëtares italiane, pritet të vijë në Shqipëri ditën e mërkurë, pasi bëhet e ditur se Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me të.

Italiani karrierën e tij në drejtimin e ekipeve e ka nisur si asistent i Fabio Kapelos në kombëtaren ruse dhe më pas ka drejtuar skuadrat e Livornos dhe Ternanës në Itali.

Po ashtu mësohet se Panucci ka pranuar një pagë më të ulët, krahasuar me kandidatët e tjerë për trajner.

Cristian Panucci aktualisht nuk drejton ndonjë ekip, por punon si analist në studiot sportive të Mediaset. /a.y/noa.al