Transmetuar më 17-07-2017, 13:02

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:59, në rrugën e “Don Boskos”.

Nga verifikimet paraprake rezulton se është përplasur A. N., 18 vjeç nga mjeti i tipit “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen M. F.

I aksidentuari ka qenë duke kaluar rrugën e “Don Boskos” ndërkohë që është përplasur nga makina, buzë trotuarit.

I aksidentuar u dërgua në Spitalin e Traumës, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë efektivët e policisë kanë shoqëruar drejtuesen e mjetit për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al