Transmetuar më 17-07-2017, 12:41

Tre automjete në Durrës janë përfshirë nga flakët, duke bërë që njëra prej tyre të shkrumbohet e gjitha.

Gjithçka ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Nr.6 të qytetit bregdetar,

Një automjet tip ‘Benz’ ka marrë flakë dhe më pas dy të tjera që kanë qenë të parkuara pranë saj, janë djegur pjesërisht.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Mësohet se fillimisht zjarri ka rënë në makinën tip “Benz”, ndërsa më tej për shkak të flakëve të mëdha, janë përfshirë dhe dy mjetet e tjera. /a.y/noa.al

Foto arkiv