Transmetuar më 17-07-2017, 12:18

Një burrë në Pogradec ka humbur jetën në mënyrë të dhimbshme, teksa ka qenë duke prerë dru.

Gjithçka ka ndodhur pasditen e së dielës, në fshatin Rrëmenj.

Xh.H., 69 vjeç, duke prerë dru, nga pakujdesia është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime.

I moshuari u dërgua në spitalin e Pogradecit për mjekim, por si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Pogradecit për vlerësim. /a.y/noa.al

Foto ilustruese