Transmetuar më 17-07-2017, 11:44

Përcillet për në banesën e fundit 24-vjeçari nga Tetova, Benjamin Ferati, i cili këtë të shtunë sakrifikoi jetën e tij në plazhin e Zvërnecit, teksa tentonte të shpëtonte dy kushërira nga mbytja.

Familjarë, miq dhe të afërm, i dhanë pasditen e së dielës lamtumirën heroit të ditëve tona, i cili nuk pyeti për dallgët, por u sul drejt tyre, për të shpëtuar dy të panjohurat që thërrisnin për ndihmë.

Të gjitha mediat shqiptare në Maqedoni e etiketojnë Benjamimin si hero, ashtu sikundër u përcoll për në banesën e fundit, nën praninë e një numri të madh njerëzit, në varrezat e fshatit Kamjan të Tetovës.

I riu ndodhej prej dy ditësh në Vlorë me të fejuarën e tij, dhe u mbyt në det duke u orvatur të nxjerrë nga uji dy kushërirat Manuela Maraj dhe Xhoana Cani, të cilat gjithashtu ndërruan jetë.

Sipas rrëfimeve nga të pranishmit, në fillim dy kushërirat Manuela Maraj dhe Xhoana Cani, të cilat gjithashtu humbën jetën, kanë hyrë në det për t’u larë, por kanë humbur kontrollin për shkak të dallgëve të mëdha.

E ndodhur në vështirësi, 27-vjeçarja Maraj ka thirrur për ndihmë dhe drejt tyre është nisur djali nga Tetova.

24-vjeçari Ferati ka nxjerrë në breg Xhoana Canin, por kjo e fundit nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të ujit të shumtë që kishte gëlltitur.

Më pas Ferati ka hyrë sërish në det për të shpëtuar Canin, por këtë herë as ai vetë nuk ka mundur të kthehet në breg pasi dallgët e mëdha e kanë përpirë. /a.y/noa.al

Ky është i riu nga Tetova, u mbyt për të shpëtuar dy kushërirat në Zvërnec

Tragjedia në det, “heroi” nga Tetova humbi jetën në tentativë për të shpëtuar vajzat

Detaje të reje rreth ngjarjes në Zvërnec, kush janë tre të mbyturit

E rëndë në Vlorë! Tre të rinj mbyten në det