Transmetuar më 17-07-2017, 11:30

Dalin detaje të reja lidhur me aksidentin e pasdites së të dielës në Maqedoni, ku mbeti i plagosur ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Policia maqedonase bën me dije se shkak për aksidentin ka qenë lagështia e madhe në rrugë.

Po ashtu mësohet se në momentin e aksidentit, Arben Ahmetaj udhëtonte bashkë me tre persona të tjerë, që të tre meshkuj, kur si pasojë e lagështisë u përplas makina, duke u përmbysur.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc- Kumanovë në krahun që përfshin rrugën mes Kumanovës dhe Kriva Pallankës. Arben Ahmetaj udhëtonte me një mjet tip Range Rover, i cili është dëmtuar.

Fuoristrada që drejtohej nga Ahmetaj u përplas me një autobus që vinte nga Zvicra dhe me një tjetër autoveturë. /a.y/noa.al

Ahmetaj flet nga spitali pas aksidentit në Maqedoni, si është gjendja e tij

Aksidentohet ish-ministri Arben Ahmetaj në Maqedoni, dërgohet në spitalin e Kumanovës