Transmetuar më 17-07-2017, 10:40

Përshëndeti të shoqen dhe iku jashtë qytetit për punë. Daniel Cross, baba i dy fëmijëve, la bashkëshorten e tij Nikki, 37 vjeçe, bashkë me fëmijët në shtëpi në Hemel ­Hempstead të Anglisë, rreth 200 kilometër larg nga ku ndodhej, kur ndodhi makthi më i keq që mund ta imagjinonte.

Gruaja e telefonoi, kur befas një burrë hyri në banesën e tyre, mori fëmijët peng dhe kërcënoi gruan me një thikë.

Daniel ishte ende në telefon dhe dëgjoi Nikkin teksa i lutej agresorit për jetën e saj… dhe më pas ulërima fatale.

Agresori Marcin Porczynski, një person me probleme mendore, e qëlloi me thikë duke e vrarë, ndërkohë që Daniel asistoi në krim përmes telefonit, i pafuqishëm për të bërë asgjë.

Lajmi u raportua nga ‘The Sun’, duke u përhapur më tej në të gjithë Britaninë e Madhe.

Në shkrim tregohet se si burri tentoi më kot të lajmëronte policinë, por ishte shumë vonë. Krimi tronditës ndodhi në shtator të vitit 2015, ku i dyshuari u arrestua dhe u burgos.

Së fundmi Cross, ka krijuar nismën “Nikki Cross Memorial Cup and a family fun day”, në ndihmë të viktimave të agresioneve.

Pak ditë më parë ai dhuroi 1000 paund, për të ndihmuar familjet që kanë përjetuar trauma të tilla, që ta kalojnë këtë situatë.

Marcin Porczynski, deklaroi në polici kur u arrestua se kishte tentuar të rrëmbente fëmijët dhe se e kishte vrarë Nicola, për shkak se i’a kishin kërkuar disa zëra që kishte në kokë.

Pas krimit ai u arrestua nga policia pa pasur mundësi që të largohej bashkë me fëmijët. /a.y/noa.al