Transmetuar më 17-07-2017, 10:22

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, ku për pasojë person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 09:30, në Rrugën e Dibrës.

Nga hetimet dhe verifikimet paraprake rezulton se është plagosur me armë zjarri Vangjel Kashara, 28 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake 28- vjeçari është qëlluar nga një person i paidentifikuar i veshur me të bardha, rreth 1 e 60 i gjatë, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se i plagosuri i cili rezulton dhe pronar i një argjendarie, është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.

Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe po vazhdon krehja e territorit.

Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al