Transmetuar më 17-07-2017, 10:07
Publicitet

Një arkitekt 29-vjeçar, Pawel Uczciwek, tentoi t’i heqë nga koka shaminë një pasagjereje në metronë e Londrës, në Angli.

Vajza myslimane, Aniso Abulkadir, publikoi një fotografi në Twitter, të atij që e akuzon si sulmuesin e saj dhe thotë se u sulmua në stacionin e Baker Street.

“Thuajse më përplasi për muri, nuk mund të lëvizja, i pështyva në fytyrë, ndërkohë që e dashura e tij më fyente. Tentova të kërkoja ndihmë, por që të gjithë më injoruan”, shkruan ajo.

Postimi u përhap me shpejtësi, ndërkohë që i riu mohoi gjithë çfarë ndodhi, duke thënë se vetëm se ndërhyri për të mbrojtur të dashurën e tij, pas një sherri mes saj dhe Ablukadir, për t’i ndarë.

“Nuk godita asnjë dhe as sulmova”, shkroi Paëel, në rrjetin social. /a.y/noa.al