Transmetuar më 17-07-2017, 09:04

Kryeministri Edi Rama, ashtu siç e ka kthyer në traditë uron mirëmëngjes me pamje të ndryshme.

Ditën e sotme ai ka zgjedhur pamje nga Fieri, për të ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook.

Në video shihen ndryshimet e pësuara nga ky qytet, ku dominojnë ngjyrat.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë pjesëz nga transformimet e Rilindjes Urbane në Fier”, shkruan kreu i qeverisë.

Por ky postim i tij ka marrë komente të shumta, ku qytetarë të ndryshëm e kanë shigjetuar për punime fasadë. /a.y/noa.al