Transmetuar më 17-07-2017, 08:50

Moderatorja Floriana Garo, pak ditë më parë bëri të ditur faktin se do shkëputet nga ekrani për t’u vendosur në një shtet tjetër, ku do të jetojë me të fejuarin e saj.

Por këto ditë ajo po shijon pushimet në Tajlandë, ndërsa ka publikuar në Instagram një fotografi ku shihet me bikini të kuqe.

“Relaks në pishinë, Bangkok, pushime”, shkruan Floriana.

Pak javë më parë, Floriana Garo u fejua zyrtarisht me partnerin e saj Enis Daci.

Ndërsa prej afro një viti e gjysmë, jetonte në privatësi lidhjen me avokatin që jeton në Zvicër, vendosi që të ishte vetë ajo që të komunikonte lajmin e mirë, duke surprizuar me vendimin e rëndësishëm. /a.y/noa.al