Transmetuar më 17-07-2017, 08:34

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau mori në krahë fëmijën e një çifti refugjatësh sirianë, të cilët i kishin vendosur të voglit emrin e tij.

Trudeau, mori këtë të diel në krahë, foshnjën që mban emrin e tij.

Vogëlushi vetëm dy muajsh, quhet Justin Trudeau Adam Bilan dhe prindërit e tij zgjodhën ta quajnë kështu të voglin, si shenjë falënderimi ndaj vendit që i priti.

Familja e të voglit Justin, mbërriti në Kanada nga Damasku në shkurt të vitit 2016, pasi u arratis nga lufta në Siri.

Vogëlushi lindi në Calgary, në shtetin kanadez të Alberta, dy muaj më parë, pak më shumë se një vit nga largimi i prindërve në Siri. /a.y/noa.al