Transmetuar më 17-07-2017, 08:00

Këngëtarja Irma Libohova, katër muaj më parë u shenjua thellë nga humbja e parakohshme e bashkëshortit Besnik Kaso.

Por ajo thotë se do i çojë deri në fund të gjitha porositë e tij.

Duke folur për emisionin “Lart e Poshtë”, ka rrëfyer amanetet e bashkëshortit, më konkretisht për disa këngë të saj të papublikuara, “Besoj se do t’i publikoj. Amanetet e Besnikut do t’i çoj në vend.”

Megjithatë ajo ka ndarë dhe një lajm të bukur, i cili do t’i ndryshojë jetën, Irma do të bëhet gjyshe për herë të parë, pasi nusja e djalit është shtatzënë.

“Besoj që ky është lajmi më i bukur. Thonë që është ndjesi shumë e bukur, por nuk e kam provuar ende”, tha këngëtarja. /a.y/noa.al