Transmetuar më 16-07-2017, 22:51

Ajo është një prej zërave më të fuqishëm të muzikës shqiptare, por pavarësisht shumë vitesh karrierë, nuk ka bërë videoklipe.

Këngëtarja Kejsi Tola, e cila përfaqësoi dhe Shqipërinë në Eurovision thotë se, mungesa e parave, por edhe arsye të tjera nuk e kanë lejuar që të bëjë videoklipe.

Gjatë një interviste për emisionin “Thumb”, Kejsi ka thënë se, “lekë s’kam patur ndonjëherë", duke shtuar: "Pse, ka ndonjë gjë të keqe?”.

Prej shumë vitesh Tola këndon në lokale live, por pavarësisht kësaj, klipet kanë munguar.

Ajo njihet për bashkëpunimet e shpeshta me Juliana Pashën dhe Olta Bokën. /noa.al/