Transmetuar më 16-07-2017, 22:17

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Gjirokastër.

Aksidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme ku një i moshur është përplasur për vdekje nga një automjet.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Gjirokastrën me Kakavijën, në afërsi të fshatit Derviçan.

Sipas Policisë, viktima është një 87-vjeçar me iniciale Andon Qurku, me banim në Sarandë.

Autori i dyshuar i aksidentit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje./a.k/noa.al/