Transmetuar më 16-07-2017, 21:57

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Maqedoni, me pasojë 14 persona të plagosur.

Mediat vendase shkruajnë se aksidenti ka ndodhur në autostradën Tabanovc-Kumanovë, ku janë përfshirë një autobus dhe dy automjete.

Në njërin prej automjeteve, tip Range Rover, me targa shqiptare, ndodhej edhe ish-ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, i cili është dërguar në spitalin e Kumanovës, pasi ka marrë plagë.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. /noa.al/