Transmetuar më 16-07-2017, 21:33

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në fshatin Babicë e Madhe, ku një person është vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij.

I ndjeri 52-vjeçar me iniciale F.A., është konstatuar i pajetë nga të afërmit e tij dhe sipas deklarimeve të para të tyre, dyshohet se personi vuante nga shëndeti mendorë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për zbulimin e rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/