Transmetuar më 16-07-2017, 20:03

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër gjatë pasdites së sotme.

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa ka ndodhur në kryqëzimin e Blinishtit rreth orës 18:33.

Sipas të dhënave paraprake 1 persona ka humbur jetën dhe 6 persona kanë mbetur të plagosur, ku disa prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Në aksident janë përfshirë mjetet Volkswagen me targë DBF 54, me mjetin Audi me targë SH 0044E, si dhe mjeti Benz me targë AA 627 JH.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Volksëagen B.F., 39 vjeç , banues në Kosovë.

Gjithashtu janë lënduar edhe 6 shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Një nga të lënduarit është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore kurse 5 të lënduarit e tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/