Transmetuar më 16-07-2017, 19:12

Një ngjarje që mund të kishte rezultuar fatale ka ndodhur në Himarë.

Një 19-vjeçar është plagosur lehtë nga një gomone që drejtohej nga një 26-vjeçar, banues në Tiranë.

Policia e Vlorës ka referuar materialet në Prokurori për 26-vjecarin me inicialet N.T.,  pasi ka goditur nga pakujdesia me gomone në det në Himarë, 19 vjeçarin me inicialet J.J., Ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

I plagosuri është dërguar në spital për ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën./a.k/noa.al/