Transmetuar më 16-07-2017, 18:55

Xhirimet e filmit “The Walking Dead”, kanë rezultuar fatale për një aktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

John Bernecker ka vdekur pasi ka rënë nga ballkoni me kokë në dysheme nga një lartësi prej 8 metrash ndërkohë që po xhirohej një serial i filmit të njohur.

Ai u dërgua menjëherë në një spital në Atlanta por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Skena që do të bënte kishte për qëllim që ai të binte nga ballkoni por rënia ka qenë e parakohshme dhe jastëku i sigurisë nuk ishte vendosur akoma.