Transmetuar më 16-07-2017, 18:54

Një grua në moshë të re u nda nga jeta natën duke gdhirë dita e sotme (e diel), pasi u përfshi në një aksident rrugor bashkë me të shoqin që u plagos rëndë, raporton noa.al, duke cituar policinë lokale në Genova të Italisë.

Aksidenti tragjik ndodhi në autostradën A26 pranë Masone në rajonin e Xhenovës (Genova).

Çifti Denisa Veliko 35 vjeçe dhe Aleks Gjika, 40 vjeç, rezidentë në Cormano të Milanos, ishin duke përshkuar këtë autostradë hipur mbi një motor kur në rrethana të paqarta u përfshinë në aksidentin fatal duke u përplasur me një autoveturë.

Derisa humbi jetën disa orë pas dërgimit në spital pasi nuk arriti t’i shpëtojë vdekjes,

Mjekët në spitalin San Martino në Xhenovë, thanë se Aleksi ka marrë disa plagë pa rrezik jete kurse shtuan se ai ndodhet në gjendje shoku nga tragjedia ku humbi të shoqen.

E ndjera ishte nënë e tre fëmijëve dhe bashkë me të shoqin po shkonin tek ta në plazhin e Varazze ku të vegjlit ndodheshin nën kujdesin e nënës së Aleksit, te një ambient i marrë me qera për pushime verore.

Viktima punonte banakiere në një lokal në Cormano. Kurse Aleksi, punon në ndërtim.

Policia tha se u njoftua nga Aleksi për aksidentin. Për disa orë ai nuk e dinte se e shoqja humbi jetën dhe e mësoi këtë nga një mik i tyre vetëm sot në mëngjes.

Mësohet se drejtuesi i veturës është ndaluar nga policia për hetime mbi ngjarjen. “Unë ndjeva vetëm një goditje dhe dëgjova një zhurmë të fortë”, – i tha hetuesve i dyshuari, duke theksuar se nuk ishte i qartë se çfarë kishte ndodhur dhe pse.

Prokurori i Xhenovës, Emilio Gatti tha se do të vazhdojë hetimin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. /noa.al/